Implante Dentare

Kirurgjia e implanteve dentare është një proçedurë që zëvendëson rrënjët e dhëmbit dhe dhëmbët e dëmtuar apo që mungojnë, me dhëmbë artificialë që kryejnë të njëjtin funksion si dhëmbët e vërtetë. Në varësi të gjendjes së nofullës dhe të llojit të implantit, kryhen disa lloje ndërhyrjesh kirurgjikale. Përparësia më e madhe e implantit të dhëmbëve është mbështetja e madhe për dhëmbin e ri.

  • Pse është e rëndësishme të zëvendësoni dhëmbët që ju mungojnë?

Humbja e dhëmbëve ndikon në kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë personave të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë të mirë ushqyer dhe kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj shëndetësore.

Mungesa e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell problemet me nofullën tuaj si dhe deri tek ndryshimet në të folur.

  • Si realizohet vendosja e implanteve dentare dhe sa zgjat procedura e vendosjes?

Përpara se të kryeni ndërhyrjen për implantin e dhëmbëve, mund të nevojitet transplant i kockës, nëse nofulla juaj s’është e trashë sa duhet, apo është tepër e butë! Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit përdoret anestezi lokale, qetësues, apo anestezi e përgjithshme për të kontrolluar dhimbjen.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit, bëhet një prerje në mishin e dhëmbëve dhe ekspozon kockën. Posti metalik i implantit të dhëmbit do të vendoset brenda vrimave që do të hapen në kockë. Duke qenë se ky post do të shërbejë si rrënja e dhëmbit, ai implantohet thellë në kockë. Gjatë këtij proçesi, nofulla rritet rreth tij dhe bashkohet me sipërfaqen e implantit të dhëmbit. Ky proçes, i cili mund të zgjasë për disa muaj, ndihmon në ofrimin e një baze të fortë për dhëmbin tuaj të ri artificial.

Kur përfundon e gjithë ndërhyrja kirurgjikale e implantit të dhëmbit, mund t’ju nevojitet ndërhyrje shtesë për të vendosur një pjesë që quhet abutment (mbajtëse), ku më pas do të ngjitet kurora.

Proçesi mund të zgjasë disa muaj sepse kërkon kohë që kocka të rritet e fortë rreth implantit.

  • Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?

Implante dentare arrijnë një kohëzgjatje prej 20 deri në 25 vjet. Sidoqoftë, mirëmbajtja është shumë e rëndësishme dhe pacienti duhet të bashkëpunojë për të ruajtur implantin dentar. Higjiena e gojës është jashtëzakonisht e rëndësishme sëbashku me kontrollet periodike te dentisti.

Ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit mund t’i nënshtroheni në një apo më shumë faza. Sidoqoftë, mund të përjetoni disa shqetësime të pritshme në ndërhyrje të tilla dentare si: Enjtje, nxirje, dhimbje në vendin e implantit, pak gjakderdhje.

Nëse jeni të interesuar për implantet dentare në Shqipëri, kontaktoni me ekipin tonë në Implantus, i cili mund t’ju ndihmojë për t’ju informuar dhe asistuar më shumë për një trajtim sa më të mirë për shëndetin tuaj oral.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

bt_bb_section_top_section_coverage_image