KIRURGJIA E IMPLANTIT TË DHËMBËVE

Kirurgjia e implantit të dhëmbëve është një proçedurë që zëvendëson rrënjët e dhëmbit dhe dhëmbët e dëmtuar apo që mungojnë, me dhëmbë artificialë që kryejnë të njëjtin funksion si dhëmbët e vërtetë. Në varësi të gjendjes së nofullës dhe të llojit të implantit, kryhen disa lloje ndërhyrjesh kirurgjikale. Përparësia më e madhe e implantit të dhëmbëve është mbështetja e madhe për dhëmbin e ri. Proçesi mund të zgjasë disa muaj sepse kërkon kohë që kocka të rritet e fortë rreth implantit.

Përpara se të kryeni ndërhyrjen për implantin e dhëmbëve, mund të nevojitet transplant i kockës, nëse nofulla juaj s’është e trashë sa duhet, apo është tepër e butë! Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit përdoret anestezi lokale, qetësues, apo anestezi e përgjithshme për të kontrolluar dhimbjen.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit, kirurgu juaj bën një prerje në mishin e dhëmbëve dhe ekspozon kockën. Posti metalik i implantit të dhëmbit do të vendoset brenda vrimave që do të hapen në kockë. Duke qenë se ky post do të shërbejë si rrënja e dhëmbit, ai implantohet thellë në kockë. Gjatë këtij proçesi, nofulla rritet rreth tij dhe bashkohet me sipërfaqen e implantit të dhëmbit. Ky proçes, i cili mund të zgjasë për disa muaj, ndihmon në ofrimin e një baze të fortë për dhëmbin tuaj të ri artificial.

Kur përfundon e gjithë ndërhyrja kirurgjikale e implantit të dhëmbit, mund t’ju nevojitet ndërhyrje shtesë për të vendosur një pjesë që quhet abutment (mbajtëse), ku më pas do të ngjitet kurora.

Ndërhyrjes kirurgjikale të implantit të dhëmbit mund t’i nënshtroheni në një apo më shumë faza. Sidoqoftë, mund të përjetoni disa shqetësime të pritshme në ndërhyrje të tilla dentare si: Enjtje, nxirje, dhimbje në vendin e implantit, pak gjakderdhje.

Shumica e ndërhyrjeve kirurgjikale të implantit të dhëmbit janë shumë të suksesshme. Në raste të rralla, kur kocka nuk arrin të shkrihet mjaftueshëm me të, implanti hiqet, kocka pastrohet dhe mund ta provosh përsëri proçedurën pas tre muajsh!

Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!

PRENOTO VIZITËN PËR BUZËQESHJEN TËNDE!

+355 423 90000

+355 69 44 44 016

hygeiadent@gmail.com

Autostrada Tirane – Durres, KM 01, Hygeia Hospital, Tirana, Albania

× Përshëndetje!