E ARDHMJA E STOMATOLOGJISË

Risitë e produkteve të kompanisë Sirona përcaktojnë standardet e trajtimit dentar dhe ne jemi liderë globalë në zhvillimin e modaliteteve të trajtimit digjital, të cilat sjellin përmirësim në rrjedhën e proçesve të punës dhe në një përvojë më të mirë për pacientin.

CEREC

Stomatologjia me Cerec është një sistem që të lejon të vendosësh kurorën gjatë një vizite të vetme dentare. Ka shumë përparësi krahasuar me restaurimet tradicionale të bëra në laborator. Në radhë të parë, gjithçka kryhet brenda një vizite. Në sajë të këtij sistemi, dentisti mund të bëjë kurorën, mbulesën apo mbushjen Inlay në një vizitë të vetme. Zakonisht, kjo është një proçedurë që mund të zgjasë dy javë, nëse përgatitet në laborator. Në vend të marrjes së masës së dhëmbit me stuko, merret imazhi digjital i tij duke përdorur një kamera të posaçme.

Më pas, imazhi konvertohet në një model të kompjuterizuar të dhëmbit në 3D. Ky model përdoret për të krijuar dhëmbin tuaj të ri. Dentisti juaj është në kontroll të plotë të rezultatit përfundimtar pasi kurora apo mbulesa e përfunduar krijohet nga fillimi në fund, nga vetë dentisti. Për më tepër, s’do të keni pse të keni të bëni me restaurime të përkohshme. Përfitimet nga CEREC i tejkalojnë anët negative që mund të ketë.

Është mënyra ideale për të zëvendësuar apo riparuar një dhëmb.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

PRENOTO VIZITËN PËR BUZËQESHJEN TËNDE!

+355 423 90000

+355 69 44 44 016

hygeiadent@gmail.com

Autostrada Tirane – Durres, KM 01, Hygeia Hospital, Tirana, Albania

× Përshëndetje!