Shërbimet

Stafi ynë ecën gjithmonë me hapin e ekspertëve të fushës dentare, në nivel europian dhe botëror. Përvoja e tyre, e kombinuar me pajisjet dhe materialet e njohura botërisht, i garanton pacientëve tanë nivel të lartë cilësie dhe sigurie.

Implantet

Konsideroni një implant dentar si zgjedhjen tuaj parësore për të zëvendësuar një dhëmb që mungon. Vetë implanti është zakonisht i përbërë nga titanium, vendoset brenda kockës në një pozicion të ngjashëm me atë të dhëmbit që mungon dhe më pas i vendoset sipër një kurorë.

Fasetat E-Max

Të krijuara me porcelan tepër të fortë dhe të bëra posaçërisht për individin fasetat E-Max kanë shtresim të hollë dhe lidhen me sipërfaqen ballore të dhëmbëve. Kjo përmirëson si funksionin, ashtu dhe paraqitjen e jashtme të dhëmbëve.

Ortodoncia

Çdo individ meriton të ndihet krenar për buzëqeshjen e tij, por ndonjëherë dhëmbët ngjeshen shumë, ose përmbajnë hapësira që mund të korrigjohen nga telat. Ne jemi të përqendruar në korrigjimin e kafshimit, okluzionit dhe në drejtimin e dhëmbëve.

Kanalet e Rrënjëve

Terapia e kanaleve të rrënjëve heq indin e infektuar të pulpës brenda rrënjës së dhëmbit. Pasi hiqet pulpa, vendoset një mbushje antibakteriale në zgavër dhe më pas vendoset një kurorë për t’i rikthyer paraqitjen natyrale.

Mbushjet dhe Riparimet

Nëse gjatë një kontrolli të dhëmbëve zbulohet dëmtim i strukturës së ndonjërit prej tyre, ne do t’i rikthejmë forcën dhe strukturën dhëmbit përmes përdorimit të mbushjeve dentare. Për këto mbushje ka një sërë materialesh të vlefshme.

Zbardhimi i Dhëmbëve

Seancat e zbardhimit janë mjaft të efektshme dhe me një çmim të përballueshëm. Një nga metodat më popullore është ajo e zbardhimit me lazer sepse kërkon shumë pak kohë. Me këtë metodë do të keni dhëmbë të bardhë dhe të ndritshëm menjëherë.

Kurorat dhe Këllëfët

Kurorat apo këllëfët e dhëmbëve përdoren për të riparuar dhëmbë tepër të kalbur apo të dëmtuar, duke shërbyer si për paraqitjen e jashtme, ashtu dhe për funksionin e dhëmbëve. Kurorat janë të vlefshme në materiale të ndryshme si: aliazhe floriri, argjendi, porcelani, ose zirkoni.

Inlays/ Onlays

Mbushjet Inlay dhe Onlay janë një formë restaurimi jo e drejtpërdrejtë. Ato ndërtohen jashtë gojës, si një pjesë e vetme e fortë, e cila përputhet me përmasat dhe formën specifike të një dhëmbi. Më pas, kjo pjesë restorative fiksohet në gojë, në vendin e posaçëm

Urat

Urat përdoren gjerësisht për të zëvendësuar një apo më shumë dhëmbë. Ato mbulojnë hapësirën e dhëmbëve që mungojnë. Urat kapen tek dhëmbët natyralë, ose tek implantet që kufizojnë hapësirën boshe.

ÇFARË DUHET TË DINI PËR VIZITËN TUAJ

Nuk ka rëndësi nëse arsyeja e vizitës suaj është një kontroll rutinë, një pastrim dhëmbësh, apo një proçedurë më e përparuar. Ka disa gjëra të cilat duhet t’i dini përpara vizitës suaj dentare.

N

PËRPARA VIZITËS

  • Paraqituni herët. Jepini vetes kohën e mjaftueshme për të plotësuar formularët, për të njohur stafin (Nëse jeni pacient i ri) dhe për t’u qetësuar përpara vizitës.
  • Pastrohuni: Lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar përpara vizitës suaj te dentisti.
  • Përgatisni informacionin tuaj: Nëse jeni pacient i ri, përgatituni të paraqesni historikun tuaj mjekësor dhe informacione shtesë mbi historikun mjekësor familjar.
N

GJATË VIZITËS

  • Diskutoni problemet dentare. Diskutimi mbi çështjet dentare përpara se ato të kthehen në probleme që të na ndihmoni me trajtimin parandalues, mund t’ju shpëtojë nga një vizitë emergjence dentare në të ardhmen.
  • Përballu me ankthin nga dentisti. Mos u druani të na flisni për frikën tuaj. Do të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje që t’ju ndihmojmë të qetësoheni gjatë trajtimit.
  • Diagnostikojmë problemin tuaj dhe kryejmë trajtimin e nevojshëm.
N

PAS VIZITËS

  • Një listë ilaçesh që do t’ju duhet të merrni pas trajtimit.
  • Nëse është e nevojshme, rezervoni kontrollin e ardhshëm; nëse trajtimi ka nevojë për një seancë të dytë, apo për të parë përparimin e pacientit.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

PRENOTO VIZITËN PËR BUZËQESHJEN TËNDE!

+355 423 90000

+355 69 44 44 016

hygeiadent@gmail.com

Autostrada Tirane – Durres, KM 01, Hygeia Hospital, Tirana, Albania

× Përshëndetje!